Ambasadori italian: Emigrantët shqiptarë, urë lidhëse mes dy vendeve
I ftuar i Unionit Anglishtfolës, ambasadori italian Massimo Gaiani pati një komunikim të gjerë me pjesëmarrësit në lidhje me rëndësinë që Bashkimi Europian i jep Shqipërisë dhe Rajonit, jo vetëm për stabilitetin e rajonit, por edhe më tej, sepse një bashkpunim më i gjerë midis vendeve tona rrit mirëqënien e përgjithshme.
Në fjalimin e tij, Gaiani preku çështje të rritjes së mirëqënies, vlerave të përbashkëta që përfaqëson Bashkimi Europian, punën e kryer nga Italia gjatë 6 muajve të Presidences së saj, si edhe investimeve në Rajon si një i tëri.
Pjesëmarrësit në takim, biznese anëtarë të Dhomës Britanike si edhe studentë të Unionit Anglishfolës vlerësuan përzgjedhjen e temave, por mbi të gjitha trajtimin e tyre në një anglishte të admirueshme, me mesazhin e qartë se, Bashkimi Europian ka më shumë gjëra që na bashkon se sa na ndajnë.
Konfimimi nga ana e Shkëlqesisë së tij se, “Bashkimi Europian është një bashkësi me vlera dhe parime të njetja, por pa cenuar identitetet tona, gjë që duhet vlerësuar si një element stabiliteti dhe mbështetje për çdo anëtar të tij”. Sipas Gaianit, kjo realizohet më së miri kur BE ofron përfitime reciproke për të gjithë.
Pjesëmarrësit kishin mundësi të drejtonin pyetje direkte. Një student pyeti: A është në interes të Shqipërisë t’i bashkohet Europës në këto moment, kur mund të ketë edhe vende që mund të dalin jashtë saj?
Sigurisht që përgjigja ishte e qartë, në faktin se, Bashkimi Europian ofron stabilitet ekonomiko-politik dhe për aq kohë sa të gjithe pjesëmarrësit e tij mirëvlerësojnë veten dhe të tjerët, kjo është gjithmonë në interesin e përgjithshëm, pasi sëbashku mund të përballojmë shumë më shumë, siç ishte edhe mesazhi i Marshimit të liderëve në Paris.
Drejtuesi i “Edil Centro”, Vahid Ruli, me një bashkepunim 15-vjeçar me investimet italiane, e pyeti Ambasadorin Giani mbi efektet negative që mund të ketë ngjarja tragjike e terrorit në France, për lëvizjen e lirë “Shengen” dhe se çfarë duhet të bëjmë ne dhe qeveria shqiptare për të parandaluar ndikimin negativ.
Gaiani e përgëzoi Shqipërinë për respektimin e kushteve të lëvizjes së lirë dhe ndërkohe solli në vemendje faktin se, akti kriminal në Francë u krye nga persona që nuk kishin përfituar nga lëvizja e lirë “Shengen”, e rrjedhimisht ata që mundohen ta shfrytëzojnë këtë situatë e bëjnë me qëllim negativ dhe jo logjikë apo analizë.
Gjithashtu, Gaiani theksoi se Shqipëri e meritoi, ndaj u lejua të kishte lëvizjen e lirë, pasi plotësoi kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian.
Në lidhje me punën e bërë nga Qeveria Italiane dhe BE për Rajonin, Gaiani solli në vëmendje të pjesëmarrësve se, vendet e rajonit duhet të shohin problemet e tyre në nivelin makro dhe kjo është ajo që qeveria italiane ka implementuar, duke i sjellë sëbashku qeveritë e Rajonit dhe ekspertët e fushave të ndryshme për të realizuar projekte rajonale në fushën e agro-biznesit, turizmit, mbrojtjes së ambientit dhe energjisë.
Pyetjes se “a ka Qeveria Italiane një plan mbështetes për integrimin në Shqipëri të të gjithë studentëve që jane shkolluar me bursa në Itali?, Ambasadori Gaiani iu përgjigj: Janë rreth 500 000 shqiptarë në Itali dhe rreth 30 000 kompani në pronësi të shqiptarëve që operojnë në Itali. Këto janë ura lidhëse dhe jemi të lumtur që efekti i ndihmës tone, nëpërmjet bursave, po ndihet, sepse tashmë kemi një fluks të lart të personave nga Italia në Shqipëri, kompanive dhe investitorëve të mundshëm, kur përpara disa viteve ishte vetëm ne drejtimin nga Shqipëria në Itali”.
Unioni Anglishfolës falenderon Ambasadorin Italian që, me dashamirësi dhe në demonstrim të qartë të mbështetjes së rritjes të dialogut midis popujve, iu drejtua të pranishmëve në Anglisht, megjithëse shumica e pjesëmarrësve janë përdorues shumë të mirë të italishtes gjithashtu.
*ESU Albania është dega e organizatës botërore të Anglofonisë, e cila e ka qendrën në Londër dhe është nën kujdesin e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës së Britanisë dhe Commonwealth Elisabeth II. Kjo organizatë, në të gjithë botën fton ambasadorë të vendeve të ndryshme të diskutojnë tema me interes aktual, në gjuhën angleze.
KOHA JONË SONDAZH

