Ambasadori LU: Mbështesim Avokatin e Popullit në fushën e të drejtave të njeriut
Avokati i Popullit Igli Totozani prit sot ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu. Ky ishte takimi i parë mes tyre që pas marrjes së akreditimit të ambasadorit amerikan në Tiranë. Takimi në ambjentet e Avokatit të Popullit nisi në orën 11:10 dhe ka zgjatur rreth 50 minuta.
Në fillim te takimit Avokati i Popullit falenderoi ambasadorin Lu për mbështetjen që ambasada amerikane ka dhenë dhe vazhdon të japë për institucionin gjatë këtyre viteve.
Gjithashtu, Totozani i dhuroi ambasadorit Lu dy numrat e parë të revistës së Avokatit të Popullit ku trajtohen gjerësisht problemet dhe shqetësimet e qytetarëve.
Nga ana e tij ambasadori amerikan u interesua për gjendjen e të drejtave të njeriut në vendin tonë. për të cilën Avokati i Popullit bëri një panoramë të përgjithshme me problemtikat kryesore që shqetesojnë qytetaret.
Gjithashtu Avokati i Popullit paraqiti dhe sfidat kryesore me të cilat përballet institucioni i Ombudsmanit për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Ambasadori amerikan Donald Lu shprehu mbështetjen e tij për institucionin dhe punën e Avokatit të Popullit në fushën e të drejtave të njeriut, mbështetje e cila do të vazhdojë edhe në të ardhmen.