Ambasadori Lu takim në KQZ: Pastrimi i politikës nga të inkriminuarit me rëndësi
Ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar një takim me kryetaren dhe anëtarët e KQZ.Burimi pranë këtij institucioni bëjnë të ditur se Donald Lu ka deklaruar në takim se pastrimi i politikës nga kriminelët është një proçes me rëndësi të madhe për demokracinë në Shqipëri dhe për për anëtarësimin e vendit në BE.Ambasadori amerikan mësohet se gjatë këtij takimi ka vlerësuar vendimmarrjen e deritanishme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Takimi vjen një ditë pasi Ambasada e SHBA përshëndeti vendimin e liderit te opozitës, Lulzim Basha, për tërheqjen e kandidatit të PD për Këlcyrën, Gentian Muhameti.Një ditë më parë KQZ vendosi të mos regjistrojë Ilir Pjetrajn si kandidat të PD në Kurbin dhe nga ana tjetër të mos pranojë dorëheqjen e Altin Bibës për të kandiduar për kryetar të Bashkisë së Kurbinit.