Ambasadori Lu tregon emrat e politikanëve kriminelë ose të korruptuar

Ambasadori amerikan Donald Lu zhvilloi sot në internet një bashkëbisedim me qytetarë për problemin e korrupsionit, kultivimit të kanabisit dhe çështje të tjera në Shqipëri.

Duke iu përgjigjur pyetjes për politikanët e korruptuar dhe kriminelë, ambasadori Lu ka përmendur disa emra mes të cilëve edhe ish-deputetin e PS Koço Kokëdhima, të cilit iu hoq mandati për përfitim të fondeve publike.

“Për dekriminalizimin, i kemi dhënë lamtumirën një numri politikanësh kriminelë dhe të korruptuar – mes tyre, më vijnë në mend Xhelili, Frroku, Muhameti, Petraj, Ndoka dhe Kokëdhima. Kemi edhe nja dy që po përballen me akuza penale – Prenga dhe Rroshi – por teksa flasim janë në gjyq. Mendoj që ky është përparim i jashtëzakonshëm, jo vetëm në legjislacion por edhe i kulturës. Populli shqiptar është i lodhur nga këta zyrtarë të korruptuar dhe do që të shohë ndryshim”, është shprehur Donald Lu.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?