Ambasadori Silvio Gonzato pritet nga gjyqtarët e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, por nuk iu shkon!
Shpresat që kishin gjyqtarët e gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm se vetëm ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato mund ti ndihmonte, janë venitur. Janë 28 gjyqtarë nga 78 të tillë që duhet të ketë Gjykata e Apelit që punojnë në një ndertesë furrik ku detyrohen që të bëjnë zyra për të gjykuar edhe në korridorin e WC!
Nëse shikon sallat e gjyqit, dhomat e këshillimit ( të cilat janë sa një furrik pule), kur shikon se gjykohet edhe në bodrumin e kësaj ndërtese, kur merr vesh se KLGJ dhe askush në shtet nuk interesohet për kushtet mizerabël të kësaj ndërtese gjykate, e cila pret të vijnë edhe 50 gjyqtarë të tjerë, të ikën mendja dhe kurkush në këtë gjykatë nuk kupton se ku do të rrijnë 50 gjyqtarët e tjerë, kur edhe për këto 28 gjyqtarë aktualë nuk ka zyra!
Me shumë janë investuar nga shteti ndër vite për hekurat rrethues se sa për kushtet e punës.
BE dhe Ambasada Amerikane në Tiranë, nëse do të shkonin personalisht ti shikonin kushtet e kësaj gjykate, do të lemerisnin dhe do iknin me vrap.
Të gjithë gjyqtarët e kësaj gjykate thonë se vetëm te ambasadori i BE, Silvio Gonzato kemi shpresë, të paktën të vijë dhe t’i shikojë vetë kushtet ku punojmë.