Ambasadori Soreca: Vlerësojmë gatishmërinë e Shqipërisë për pritjen e refugjatëve afganë
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ka vlerësuar gatishmërinë e Shqipërisë për të siguruar strehim për refugjatët afganë.
“Në Ditën Botërore Humanitare 2021 ne vlerësojmë gatishmërinë e Shqipërisë për të siguruar strehim për refugjatët afganë. Në vendet e prekura nga konflikti, mbijetesa e njerëzve shpesh varet nga ndihma humanitare. Populli afgan meriton të jetojë në siguri, siguri dhe dinjitet“, shkruan Soreca.
Çdo vit, më 19 gusht, shënohet Dita Botërore Humanitare. Kjo ditë ka për qëllim të zgjojë vetëdijen për nevojën humanitare që ka në botë dhe kjo thirrje bëhet edhe më e fortë lidhur me situatën e krijuar në Afganistan, ku shumë refugjatë kërkojnë një strehim të sigurt larg vendit të tyre.