Ambasadori spanjoll: Pamjet e Ramës s’kanë të bëjnë me Spanjën

Ambasadori spanjoll në Shqipëri, Vicente Canelles reagoi ndaj videos skandaloze të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Në video shihet policia teksa dhunon barbarisht disa protestues.

Kryeministri Edi Rama tha se videoja është bërë në Spanjë, një vend shumë i goditur nga koronavirusi.

Rama kërcënoi qytetarët se do përdorë edhe ai të njëjtën dhunë.

Por më vonë u mësua se videoja është bërë gjatë një proteste antiqeveritare në Algjeri dhe nuk ka lidhje me Spanjën.

Pas këtij skandali, në faqen e Edi Ramës reagoi edhe ambasadori spanjoll. ‘Megjithëse Ambasada e Spanjës është krejtësisht dakord me rekomandimet e Kryeministrit mbi nevojat e respektimit të masave kufizuese për të mirën e shëndetit të të gjithëve, më vjen shumë keq që janë shpërndarë disa imazhe që nuk kanë të bëjnë fare me Spanjën’, thotë ambasadori.

https://arkiva.kohajone.com/ulerima-dhe-vrap-rama-shikoni-cfare-u-ben-policia-njerezve-video/

SHKARKO APP