Ambasadori suedez vlerëson Shqipërinë dhe punën e qeverisë: Një nga vendet më të përgatitura për t’u anëtarësuar në BE

Ambasadori suedez në Tiranë, Niklas Ström thotë se Shqipëria është vendi që po ecën më shpejt në negociatat me Bashkimin Evropian, duke iu referuar kapitujve kryesorë të hapur deri tani. Ai tha edhe se Suedia e konsideron Shqipërinë si një nga vendet më të përgatitura për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, duke vlerësuar progresin e arritur deri më tani dhe duke e mbështetur fuqimisht në këtë rrugëtim.

”Shqipëria ka hapur tashmë katër nga gjashtë kapitujt kryesorë të negociatave dhe është realiste që të hapen të gjitha brenda këtij viti, në përputhje me objektivat e qeverisë shqiptare. Suedia është e gatshme të ndihmojë në çdo hap të mëtejshëm, jo vetëm për anëtarësimin në BE, por për të sjellë reforma të dobishme për vetë qytetarët shqiptarë.

Suedia është shumë e angazhuar në Shqipëri. Jemi shumë të përkushtuar ndaj procesit tuaj drejt BE-së. Kemi një bashkëpunim zhvillimor këtu, një pjesë e të cilit përqendrohet në zhvillimin ekonomik në sektorin e bujqësisë, në plane industriale dhe automatizimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne po mbështesim një sektor shumë interesant të startup-eve. Po zbatojmë një projekt të BE-së që ndihmon zhvillimin e kompanive shqiptare, i ndihmon të lidhin kontakte me kompani të tjera jashtë vendit, dhe të marrin trajnim e mentorim”,– tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ambasadori theksoi edhe rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit, të drejtësisë dhe përmirësimit të klimës së biznesit si kushte kyçe për tërheqjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. ”Ajo që është më e rëndësishme është që Shqipëria të vazhdojë të përmirësojë klimën e biznesit. Sipas meje, më e rëndësishmja është të kesh një terren të barabartë për të gjitha kompanitë. Kompanitë kërkojnë qëndrueshmëri, të dinë në çfarë rrethanash po veprojnë, duan sundim të ligjit që funksionon dhe duan të kenë të qarta të drejtat e pronësisë mbi tokën. Pra, nëse më kërkoni një këshillë për Shqipërinë: përqendrohuni në stabilitet, drejtësi dhe qartësi ligjore”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?