Ambasadorja amerikane poston foton nga Ministria e Mbrojtjes: Dua të ndihmoj Shqipërinë të jetë aleat i fortë i NATO-s
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka postuar një takim që ka pasur në Ministrinë e Mbrojtjes ku thotë se kishte kënaqësinë të nënshkruajë një marrëveshje prej më shumë se 750 000 dollarësh midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Lockheed Martin për mbështetje dhe mirëmbajtje të Sistemit të Integruar të Mbikëqyrjes së Hapësirës Detare.
Postimi i ambasadores amerikane Yuri Kim:
Një nga 3 përparësitë e mia kryesore është të ndihmoj Shqipërinë të jetë një aleat edhe më i fortë dhe më i aftë i NATO-s. Krenarë që jemi aleatë.
Krah për krah me Olta Xhackën.