Ambasadorja Amerikane: Shqipëria të luftojë korrupsionin, ndryshe klima e biznesit do jetë problematike

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, thotë se Shqipëria duhet të luftojë korrupsionin për të përmirësuar klimën e biznesit në vend dhe për të tërhequr investimet e huaja.

Teksa shpërndan raportin e Dhomës Amerikane të Tregtisë për klimën e biznesit, Kim shkuan se Shqipëria duhet të ketë gjykata të pastra, të luftojë korrupsionin dhe të zgjidhë njëherë e mirë çështjen e pronave, në të kundërt klima e biznesit do të jetë problematike dhe nuk do të ketë përthithje të investimeve të huaja, përfshirë ato amerikane.

Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis sundimit të ligjit dhe biznesit. Rregullat e qarta (përfshirë zgjidhjen përfundimtare të të drejtave të pronësisë), gjykatat e pastra dhe ndjekja e vazhdueshme e korrupsionit do të tërheqin më shumë investime amerikane dhe do t’i japin më shumë shqiptarëve një goditje të drejtë drejt prosperitetit”, shkruan Kim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?