Ambasadorja amerikane: Strategjikisht i rëndësishëm kalimi i gazit natyror nga Shqipëria në Europë

Yuri Kim, ambasadore e Shqipërisë reagon për ndërtimin e gazsjellësit TAP, i cili pritet të fillojë operacionet tregtare në muajin nëntor të këtij viti.

Ambasadorja Kim thekson se TAP do të transportojë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë, përmes Greqisë dhe Shqipërisë, duke e bërë këtë të fundit një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë.

“Kjo është strategjikisht e rëndësishme. TAP do të transportojë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë përmes Greqisë dhe Shqipërisë, duke e bërë Shqipërinë një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë. Diversifikimi i energjisë = zgjedhje = sigurie = pavarësia”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?