Ambasadorja amerikane takim me shefen e OSBE për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka takuar ditën e sotme ambasadoren Urszula Gacek, e cila është drejtuesja OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane shkruan se me ambasadoren Gacek diskutuan për përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjithashtu, ambasadorja shprehet se SHBA e mbështet këtë mision të rëndësishme, duke kontribuuar me vëzhgues. Po ashtu, ajo bën të ditur se edhe Ambasada Amerikane në Tiranë do të dërgojë ekipin e saj, përfshirë këtu edhe vetë Kim, në qendrat rreth e qark vendit.

SHKARKO APP