Ambasadorja e SHBA, Kim hipën në avion dhe përshëndet afganët
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka qenë gjatë natës në Rinas, së bashku me Kryeministrin Rama dhe ministren Xhaçka për të pritur qytetarët afganë.
Në një video të postuar nga kryeministri Edi Rama në faqen e tij në ‘Facebook’ shihet se si ambasadorja ngjitet në bordin e avionit brenda të cilit ishin 60 afganë, dhe ka bërë prezantimin e saj përmes telefonit.
“Përshëndetje, unë jam Yuri Kim, ambasadorja e SHBA në Shqipëri. Jam këtu me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe duam t’ju urojmë mirëseardhjen. Kryeministri i vendit, Edi Rama është poshtë duke pritur t’ju urojë mirëseardhjen, faleminderit që jeni këtu”, tha Yuri Kim.