Ambasadorja e SHBA-së, tregon pjesë nga stërvitja ushtarake ”Defender 21” (VIDEO)
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, postoi në Twitter një video me pjesë nga stërvitja ushtarake ”Defender 21”, që po zhvillohet në disa shtete të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë. Operacioni masiv nisi në Durrës, ku qindra mjete luftarake amerikane mbërritën në port. ”Shikoni se si anijet ushtarake pompojnë naftën nga anija në breg. Hera e parë që bëhet ky ushtrim kompleks logjistik në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore. Më bëhet qejfi kur shoh aleatët dhe partnerët që forcojnë ndërveprimin mes tyre”,-shkruan Kim.
Watch 🇺🇸 military vessels pump fuel from ship to shore as part of #DefenderEurope21. First time to exercise this complex logistical activity in Europe since WWII. Great to see Allies & Partners sharpen skills & strengthen interoperability. #WeAreNATO @21stTSC @US_EUCOM pic.twitter.com/nqe5U9BNDZ
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) May 5, 2021