Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim mbërrin në Vlorë: Jam duke ndjekur edhe situatën në Himarë
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ndodhet në Vlorë. Kim është në rolin e vëzhgueses ka mbërritur në një Qendër Votimi për të ndjekur nga afër procesin.
Në një prononcim për mediat, ambasadorja tha edhe se po ndjek situatën në Himarë, ku pak ditë më parë u arrestua kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri.
“Kam vizituar disa qytete. Kam qenë në Nivicë, Selenicë. Jam duke ndjekur edhe situatën në Himarë. Dhe do të jem e pranishme në shume qytete të tjera. Natyrisht që jam një nga vëzhgueset e shumta në këto zgjedhje”, u shpreh Kim.
Ajo ka komunikuar me komisionerët dhe më pas është larguar.