Ambasadorja e SHBA-së zbarkon në Prokurori
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka ndaluar këtë të mërkurë në Prokurorinë e Përgjithshme ku po zhvillon një takim me kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun e KLP-së Gent Ibrahimi. Në fokus të diskutimeve mes tyre mendohet të jetë reforma në drejtësi, një investim ky i qeverisë amerikane, si dhe ecuria e organeve të reja të drejtësisë.
Zyrtarja e lartë amerikane mëngjesin e së martës zhvilloi një vizitë prej 30 minutash në zyrën e Ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj.
Kryediplomati në një postim në facebook, shprehet se gjatë takimit me Ambasadoren Kim u diskutuan sfidat e vendit tonë që lidhen me angazhimin e Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE-në, kryesimin e OSBE-së dhe marrjen e statusit të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit në vitin 2022.
Pas Cakajt, Yuri Kim u zhvendos në zyrën e Ministres së Mbrojtjes. Për Olta Xhaçkën ky nuk ishte takimi i parë me Ambasadoren, pasi një vit më parë janë njohur në Pentagon ku ambasadorja Kim ishte pjesë e stafit të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes.