Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, mesazh të fortë: Tani është koha që të vazhdojmë përpara, mos u dorëzoni!

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim vijon të përcjellë mesazhe të forta, në lidhje me Reformën në Drejtësi.

Në një prononcim për mediat nga Pusteci ku mori pjesë në aktivitetin “MIK FESTIVAL”, ambasadorja theksoi se ka shpresë të pafundme për Shqipërinë, si dhe theksoi se Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe kushdo që thotë që nuk është asgjë, po gënjen.

“Unë mendoj që Reforma në Drejtësi po çohet përpara, ngadalë, me ngadalë se çfarë do të donim, por është padyshim një shtysë përpara, njerëzit duhet të vazhdojnë të jenë të pakënaqur, duhet të jenë më tepër kërkues me qeveritaret e tyre, njerëzit që ata kanë zgjedhur dhe duhet të vazhdojnë përpara. Tani është koha që të vazhdojmë përpara. Mos u dorëzoni. Disa njerëz thonë që reforma në drejtësi është asgjë, duhet të dorëzohemi, por jo, po ju gënjejnë, mos hiqni dorë.”-tha Yuri Kim./ d.m-kohajone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?