Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, takim me Enkelejd Alibeajn
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka shkuar sërish sot në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, për të dytën ditë radhazi.
Ajo pritet të takohet me kreun e Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj. Një ditë më parë Kim u takua në ambientet e Kuvendit me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.
Në njoftimin e bërë publik nga Kuvendi bëhet e ditur se gjatë takimit u bisedua mbi rolin edhe kontributin e rëndësishëm të Kuvendit të Shqipërisë në avancimin dhe thellimin e reformave të rëndësishme, jetike për jetën e vendit.
Gjatë bisedimeve është diksutuar për fuqizimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.