Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim takohet me kreun e SPAK: Krimi i organizuar po merr goditje
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim është takuar këtë të mërkurë me kreun e SPAK-ut, Arben Kraja, për të cilën thotë se SPAK po i jep goditje krimit të organizuar.
Diplomatja amerikane nënvizon përmes një postimi në Twitter, se Reforma në Drejtësi po jep rezultate, duke renditur dhe arritjet e deritanishme të SPAK në luftën kundër krimit të organizuar.
“Një takim shumë i frytshëm sot me drejtuesin e SPAK, Arben Kraja. SPAK është duke i dhënë goditje krimit të organizuar dhe korrupsionit: Mbi 588 çështje të hapura, më shumë se 70 milionë euro asete të konfiskuara, 748 persona të hetuar, prej të cilëve 288 të arrestuar dhe 114 të shpallur fajtorë deri tani. Reforma në drejtësi po jep rezultate”, shkruan Yuri Kim.
Good meeting today w/SPAK Chief @KrajaArben1. SPAK is delivering blows against organized crime & corruption: 588 cases prosecuted; €70+ million in assets confiscated; 748 persons investigated, of whom 288 arrested & 114 convicted so far. Justice Reform is delivering results. pic.twitter.com/sYrAvxN1el
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 17, 2021