Ambasadorja e Suedisë: Shqetësues fenomeni i shit-blerjes së votës në Shqipëri

Pas thirrjeve të ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim edhe ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad, ka folur ndër të tjera edhe për fenomenin e shit-blerjes së votave, duke u shprehur se është shqetësues. Këtë shqetësim e ndau teksa zhvilloi një takim me banorë të Paçramit, pjesë të Bashkisë së Vaut të Dejës.

”E vlerësoj demokracinë , jemi këtu në Paçram për të marrë këndvështrimin dhe perceptimin e njerëzve në lidhje me procesin zgjedhor. Nuk flasim për shitblerjen e votës në takime por për pjesëmarrjen e komunitetin në procesin zgjedhor. Është shqetësuese fenomeni i shitblerjes së votës,duhet të keni kujdes sepse stadi në të cilin demokracia ndodhet është shumë i brishtë. Kemi të gjithë një rol por më të rëndësishëm qytetarët por shteti duhet tu sigurojë qytetarëve një proces zgjedhor të mirëfilltë. Nuk dua të komentoj përfshirjen e kandidatëve me të shkuar kriminale në zgjedhje”, tha ajo.

SHKARKO APP