Ambasadorja franceze: Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet sa më shpejt

“Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet sa më parë. Personalitetet politike të të gjitha ngjyrave janë të ndergjegjshëm për ketë”, kështu ka deklaruar Ambasadorja franceze në Tiranë, Christina Vasak.

Më tej ajo ka shtuar se “Eshtë e domosdoshme që të fillojë e të punojë Gjykata Kushtetuese, sepse ka një sëri të rëndësishme përballë saj. Po ashtu edhe Gjykata e Lartë  është shumë e domosdoshme të fillojë të punojë por kjo është në një fazë më të avancuar se Gjykata Kushtetuese”.

Ai i bëri këto komente duke u shprehur e nuk pranontre që të zvendesonte autoritet shqiptare. “Ato e njohin kushtetuten dhe e dinë çfarë duhët të bëjnë”, tha ajo.

Ndërsa për punën e Këshillit Politik ambsadorja franceze në Tiranë tha se “është një gjë e mirë që ky këshill politik ekziston dhe është mirë që të vazhdojë punën e tij me një inteligjencë të mirë”. “Sepse ata e dinë si duhet të funksionojnë, dhe nuk ka pse tua thotë këtë një diplomat i huaj”.

SHKARKO APP