Ambasadorja greke: Rama dhe Mitsotakis po përshpejtojnë procedurat që çështja e detit të shkojë në Hagë
Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamisti këtë të premte u prit nga kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, ku folën edhe për çështjen e kufijve detarë.
Ajo bëri të ditur se dy kryeministrat folën edhe për përparimin e procedurave që të vendosen disa çështje për ndarjen e kufijve detarë në gjykatën e Hagës. E pyetur për anulimin e vizitës së Mitsotakis në jug, ambasadorja tha se ai do të vijë shumë shpejt brenda këtij viti bashkë me Ramën.
“Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis u takuan më 7 dhjetor dhe të dy shprehën dëshirën për të bashkëpunuar sa më shpejt të jetë e mundur”.