Ambasadorja Kim flet pas takimit me Nikollën e Gjekmarkajn: Do vijojmë me çdo drejtues të zgjedhur në mënyrë legjitime
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, zhvilloi sot takime me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe deputetin e PD-së, Agron Gjekmarkaj.
Menjëherë pas këtij takimi, Kim deklaroi se do të vijojë të realizojë takime me drejtues të zgjedhur në mënyrë legjitime, për të luftuar korrupsionin.
“Është e rëndësishme të vijojmë të angazhohemi në mënyra që theksojnë rëndësinë e ligjeve, forcimin e institucioneve demokratike dhe kjo është arsyeja pse isha këtu. Ne do të vijojmë të të takohemi me ata drejtues që janë zgjedhur në mënyrë legjitime dhe që gjithashtu kanë një rol legjitim për të luajtur”, tha Kim.