Ambasadorja Kim: Hetim për të gjithë shkelësit në zgjedhje, askush mbi ligjin
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim doli sot në krah të kryeprokurorit Olsian Çela, i cili ka kërkuar hetim nga të gjithë vartësit e tij për çdo denoncim të bërë lidhur me krimin zgjedhor.
Deklarata e tij është ripostuar nga ambasadorja Kim, e cila ka bërë me dije se edhe Amerika e mbështet fuqimisht thirrjen e kryeprokurorit, duke kërkuar punë nga hetuesit. Edhe njëherë, thirrjen e saj Kim e ka mbyllur me fjalinë: Askush nuk është mbi ligjin!
“Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela u ka kërkuar të gjithë prokurorëve në Shqipëri të intensifikojnë hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve elektorale. SHBA e mbështet fuqimisht këtë thirrje. Reforma në Drejtësi kërkon që prokurorët të kryejnë detyrën e tyre me pavarësi dhe integritet. Askush nuk është mbi ligjin”,-shkruan Kim.
Prosecutor General Çela has urged all prosecutors in 🇦🇱 to intensify investigation & prosecution of electoral crimes. 🇺🇸 strongly supports this call. Justice Reform requires prosecutors to perform their duty with independence & integrity. No one is above the law. https://t.co/9G8HLSi9c3
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) April 29, 2021