Ambasadorja Kim përshëndet zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KED: Vijon zbatimi i reformës në drejtësi

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka përshëndetur shortin e hedhur nga Presidenca për zgjedhjen e anëtarëve të rinj në KED.

Përmes një postimi në “Twitter” ajo inkurajon të gjitha institucionet që të vijojnë përpara në zbatimin e reformës në drejtësi.

Vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi. Më vjen mirë që Zyra e Presidencës (në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Avokatin e Popullit dhe të tjerë) zhvilloi dje një short transparent për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Gjykata Kushtetuese arriti kuorumin 1 vit më parë që mundësoi funksionalitetin. Veprimi i djeshëm i hap rrugën përfundimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit 2022. Inkurajojmë të gjitha institucionet përkatëse që të vazhdojnë përpara, pavarësisht pengesave, për zbatimin e reformës në drejtësi”, shkruan ambasadorja kim në Twitter.

SHKARKO APP