Ambasadorja Kim: Shqipëria ka potencial ekonomik që duhet vlerësuar. Thelbësore të ketë rregulla të qarta dhe gjykata të drejta

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka folur lidhur investimet që po arrihen mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Kryediplomatja amerikane Kim nënvizon, se investimet po rriten, ndërsa korrupsioni po luftohet. Ambasadorja theksoi se është e domodsoshme që rregullat të jenë të njëjta për të gjithë, e mbi të gjitha, të kemi në vend gjykata të pastra në rast mosmarrëveshjesh.

Njoftimi i plotë i Ambasadores Yuri Kim:

Duke pritur për më shumë punë me Shqipërinë dhe autoritetet e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri për të rritur investimet Amerikane në Shqipëri.

Esenciale për të pasur rregulla të qarta që zbatohen për të gjithë, gjykata të pastra në rast mosmarrëveshjesh, të drejta të besueshme pronësie, transparencë në prokurimin publik.

Tetorin e kaluar, ne vendosëm kuadrin për një bashkëpunim më të madh ekonomik mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Investimet amerikane do të rriten ndërsa korrupsioni & pengesat e tjera do hiqen.

Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik që duhet vlerësuar dhe zhvilluar plotësisht.

SHKARKO APP