Ambasadorja Kim: Sot po shohim rezultate nga Reforma në Drejtësi. Askush mbi ligjin!

Në tryezën e organizuar në kuadër të reformës në drejtësi, ambasadorja amerikane Yuri Kim lëshoi mesazhe të forta për zbatimin të kësaj reforma.

Kim vlerësoi punën e arritur deri më tani, por tha se mbetet ende shumë për të bërë.

Ndër të tjera Ambasadorja amerikane u shpreh se shumë kanë dashur ta bllokojnë reformën në drejtësi, por tashmë ajo po jep rezultatet e para të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një moment shumë i rëndësishëm. 5 vite më parë, u vendos rreth reformës në drejtësi, shumë shqiptarë e mbështetën çka tregon se sa Shqipëria e shqiptarët duan ndryshime themelore në sistemin e drejtësisë. Reforma nuk ka qenë perfekete, por po shohim rezultatet e këtyre përpjekjeve. Të gjitha institucionet janë tashmë funksionale, KLGJ, Kushtetuesja. Është edhe SPAK që po jep rezultate. Ka patur luftë ndaj korrupsionit, janë rrëzuar gjykatës të korruptuar, po tregohet se ligji është i barabartë për të gjithë. S’ka rëndësi sa i fuqishëm mendon se je, askush s’është mbi ligjin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është shpresa e të gjithëve për të bërë reformën në drejtësi siç duhet dhe të japim shpresë për brezat e ardhshëm. Po shohim rezultate, po luftohet krimi i organizuar.

Disa nuk kanë dashur të ndodhë, por tashmë po ndodh shume do tentojnë të ndalojnë korrupsioonin, është detyrë e Shqiptarëve dhe jo e të huajve që të konfirmojnë dhe bëjnë detyrën. Është koha që të hapni një epokë të re, të krijoni një sistem ku shqiptarët të kenë besim, ku kërkohet drejtësi. Keni bërë një punë të mirë, por ka ende shumë për të bërë. SHBA është me ju, dhe dëshiron të shohë punën tuaj në vijim. Do të jemi me ju deri në fund. Është koha e duhur të festojmë, ka arsye për të festuar, është arritur shumë, është koha për të arritur edhe më shumë, koha të shohim cfarë kemi bërë mirë e cfarë mund të përmirësojmë. Le të vijojmë përmirësimin që të vijojë një progres i suksesshëm. Është koha të tregojmë se drejtësia do mbizotërojë” u shpreh ambasadorja Kim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?