Ambasadorja Kim, takim në Shkodër me përfaqësuesit e forcave politike

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ditën e sotme ka mbërritur në qytetin e Shkodrës. Mësohet se ambasadorja është takuar me drejtuesin politik të PD-së në qarkun Shkodër, Helidon Bushatin.

Pas takimit me Bushatin, Ambasadorja do të takohet me Edona Bilalin drejtuese politike e PS-së në Shkodër.

Dy javë më parë Ambasadorja zhvilloi një takim me përfaqësuesit kryesor të partive politike në qytetin e Elbasanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo u përcolli mesazhin e SHBA-së drejtuesve politikë, Taulant Balla, Gazmend Bardhi, Monika Kryemadhi e Rudina Hajdari.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Fuqia përfundimtare qëndron te votuesit. Atyre që u kërkohet t’u blihet vota do t’u thoja:  Vota juaj është pushteti juaj, prandaj mos e dorëzoni këtë!”  nënvizoi ambasadorja në një prononcim për mediat pas takimit në Elbasan më 10 mars.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?