Ambasadorja Kim takon Ulsi Manjën: Shqiptarët meritojnë rezultate reale nga Reforma në Drejtësi

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, me të cilin ka folur për zbatimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi.

Në një postim në “Twitter”, kryediplomatja amerikane thekson se është shumë i rëndësishëm ndëshkimi i zyrtarëve të korruptuar, pasi sipas saj, shqiptarët meritojnë rezultate reale nga Reforma në Drejtësi.

“Takim shumë produktiv me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, për të diskutuar progresin dhe hapat e ardhshëm në zbatim të Reformës në Drejtësi. SHBA mbështet fokusin në eliminimin e mangësive dhe joefikasistetit, veçanërisht për të reduktuar numrin e çështjeve të pazgjidhura në gjykatat administrative.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqetësimet e qytetarëve janë për të drejtat pronësore në kohë, transparente dhe kuptimplotë, gjë që është gjithashtu e rëndësishme për të tërhequr investimet e huaja dhe për të përmbushur standardet e BE-së; si dhe imponimi i pasojave për zyrtarët e përfshirë në korrupsion. Njerëzit meritojnë rezultate reale nga Reforma në Drejtësi”, thekson ambasadorja Kim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?