Ambasadorja Kim takon zëvendëskryeministrin: SHBA do të vazhdojë të jetë me ju

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi sot një takim me zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Përmes një postimi në twitter, ambasadorja Kim shkruan se me z. Ahmetaj bisedoi mbi vullnetin e SHBA për partneritet të fortë me Shqipërinë në fushën e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.

“U takova me Zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, për të theksuar dëshirën e SHBA për bashkëpunim të fortë në demokraci, mbrojtje & biznes. Nënvizova gjithashtu se SHBA janë jashtëzakonisht shumë serioze mbi korrupsionin si pjesë e interesit tonë kombëtar.

Ne nxisim qeverinë që të marrë marrë masa të vërteta, në mënyrë që Shqipëria të jetë më e drejtë, më e fortë dhe më e pasur. Ne biseduam rëndësinë e zgjidhjes së të drejtave të pronës, përfshirë përmes dixhitalizimit të arkivave për të ndalur ndërhyrjen ilegale njerëzore; zbatimin e reformës në drejtësi në mënyrë që qytetarët & investuesit të mbështeten në gjykata të pastra; adresimin e pastrimit të parave dhe shqetësimeve të tjera të ngritura nga Task Forca për Veprim Financiar (FATF). )

Swiss Digital Desktop Reklama

30 vjet nga përfundimi i diktaturës komuniste, udhëheqësit shqiptarë nga të gjitha krahët duhet të shfrytëzojnë mundësinë për t’i ndalur zakonet e këqija të së kaluarës, për të bërë ndryshime të vështira por të nevojshme në mënyrë që brezi i ardhshëm të ketë një të ardhme më të mirë. Nëse jo tani, kur? SHBA do të vazhdojnë të jenë me ju në mbështetje të plotë”-shkruan ambasadorja Kim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?