Ambasadorja Kim zbardh takimin me Enkelejd Alibeajn, e njeh si kryetar në detyrë të PD-së
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka reaguar pas takimit që zhvilloi ditën e sotme në kryesinë e Kuvendit, me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, të cilin e ka quajtur si “kryetari në detyrë i PD”.
Ndërkohë ka një vendim gjykate që njeh PD-në e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021, kuvend që ka shkarkuar Bashën dhe krejt kryesinë e PD së Bashës.
Statusi i ambasadores rrëzon gjithçka, edhe vendimin e gjykatës. Me sa duket do të kemi vendim të gjykatës së apelit që ia kthen PD-në, vulën, siglen Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.
Ndaj ka të drejtë gazetari i njohur Blendi Fevziu kur thotë se Berisha le të mbetet me një post honorifik, kurse për kryetar duhet një emër tjetër përbashkues i demokratëve.
Amerikanët nuk e falin Berishën! Ndaj nuk duken re të bardha mbi ish-kryeministrin, përkundrazi vetëm sa do të shtohen retë e zeza.
Pas këtij takim, ambasadorja Kim ka reaguar në Twitter, ku shkruan:
Diskutim shumë i mirë sot me Ushtruesin e detyrës së kryetarit të PD dhe drejtuesit të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj për një gamë të gjerë çështjesh.
SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që në lindjen e kësaj partie.
Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë, shpresojmë që të dy vetëm të forcohen.
Kemi shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracisë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtjen e dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomike për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!
1/2 Very good discussion today w/ @pdshqiperi Acting Chair & Floor Leader @enkelejdalibeaj on wide range of issues. 🇺🇸 has had a strong, special relationship with PD from its birth. We value this relationship & PD’s indispensable role for 🇦🇱 – we hope both will only get stronger. pic.twitter.com/r9ie2mA55Y
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 5, 2022
KOHA JONË SONDAZH

