Ambasadorja Yuri Kim apel qytetarëve: Të tregojmë kujdes, mbaje maskën (VIDEO)
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim i është drejtuar qytetarëve përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetin social, Twitter. Kim bën apel për mbajtjen e maskës. Ajo thotë se mban maskën, pasi do të mbrojë familjen e kolegët, si dhe është mirënjohëse për mjekët, infermierët dhe shkencëtarët. ”Sepse jam mirënjohëse për çdo sakrificë të bërë nga mjekët, infermierët dhe shkencëtarët deri tani, sepse kujdesem për familjen dhe kolegët, sepse në këtë jemi të gjithë bashkë. Maska ime për ty”,-tha ambasadorja Kim.
Show you care – wear a mask! #MaskaImePerTy pic.twitter.com/AKiX3WfEZb
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) November 6, 2020