Ambasadorja Yuri Kim bashkon politikën shqiptare. Meta, Rama dhe Basha bashkë në festën e pavarësisë së SHBA-ve
Ambasada e SHBA në Shqipëri ditën e djeshme ka organizuar një ceremoni për Festën e Pavarësisë së SHBA-ve, ku kanë marrë pjesë edhe zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar.
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, me anë të një statusi në rrjetin social Twitter ka postuar foto nga momentet e festës.
Të gjithë krerët më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare janë mbledhur në rezidencën e ambasadores amerikane.
Në fotot e publikuara nga ambasadorja Yuri Kim shihet se në ceremoni ka qenë Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj.
Në këtë takim nuk mund të mungonte ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili ka qenë krah politikanëve shqiptarë.
“E nderuar të festoj 244 vjetorin e tonë me Ilir Metën, Edi Ramën, Gramoz Ruçi, Erion Veliaj, Lulzim Bashën. Faleminmderit të gjithëve miqve shqiptarë për urimet. Shohim përpara për festime më të mëdha vitin tjetër”, shkruan ambasadorja Kim në postim.
Honored to celebrate the 244th birthday of the United States of America with Pres @ilirmetazyrtar, PM @ediramaal, Speaker Ruci, Mayor @erionveliaj, DP Chair @lulzimbasha_al. Thank you to all Albanian friends for your good wishes. Looking forward to larger celebration next year! pic.twitter.com/qRzPYhWwgj
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 4, 2020