Ambasadorja Yuri Kim: Gazetaria, shtylla e fortë që duhet të jetë në çdo demokraci
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim online me gazetarë pjesëmarës në Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës në SHBA.
Kim e ka vënë theksin tek forcimi i gazetarisë si shtyllë e rëndësishme e demokracisë.
Teksa pasqyron këtë zhvillim, ndër të tjera ambasada shkruan:
“Sot Ambasadorja Kim u takua me gazetarë pjesëmarës në Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës në SHBA.
Gjatë bashkëbisedimit të tyre, ajo përsëriti shpresën e saj që gazetaria në Shqipëri të bëhet shtylla e fortë që duhet të jetë në çdo demokraci; duke theksuar edhe rëndësinë që gazetarët të kenë mundësi të jenë të drejtë, të pavarur dhe të guximshëm.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin atë që jeni në gjendje të bëni në pozicionet tuaja. Ne ju mbështesim 100%”, nënvizon ambasadorja e SHBA.