Ambasadorja Yuri Kim: Krim! Abuzimi me tenderat njësoj si të vjedhësh qytetarët
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, reagon pas aksionit të SPAk në Ministrinë e Brendshme, ku u arrestuan tetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kësaj ministrie, dhe një në “arrest shtëpie”, pasi dyshohet se kanë abuzuar me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.
“Është mirë të shohim shumë verime të SPAK kundër korrupsionit. Abuzimi ose manipulimi i proceseve të prokurimit publik është njësoj si vjedhja nga të gjithë qytetarët (përfshirë qytetarët e SHBA, taksat e të cilëve sigurojnë ndihmë për Shqipërinë) për të mbushur kuletat e vetes ose të “miqve” të tyre. Është krim”, shkruan ambasadorja Kim.
Good to see more SPAK actions against corruption. Abuse or manipulation of public procurement processes is the same as stealing from all citizens (including US citizens whose taxes provide 🇺🇸 assistance to 🇦🇱) to fatten the wallets of oneself or one’s “friends.” It is a crime.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 10, 2021