Ambasadorja Yuri Kim: Marrëveshja e 5 Qershorit është tani ligj
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar për votimin e marrëveshjes së 5 Qershorit në parlament me 100 vota. “Marrëveshja e 5 Qershorit është tani ligj. Përfshirja dhe transparenca duhet të jenë norma për veprime të rëndësishme kombëtare. Është mirë të shohësh që Këshilli Politik të rikthehet për të konsideruar masa shtesë përtej 6/5. Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim, të vazhdojnë përfshirjen dhe transparencën”.
June 5 agreement is now law. Inclusiveness & transparency should be the norm for significant national actions. Good to see Political Council reconvened to consider add’l measures beyond 6/5. All parties should participate in good faith, continue inclusion & transparency. pic.twitter.com/UgWgepnjXG
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) July 23, 2020