Ambasadorja Yuri Kim: Mbështesim hapjen e negociatave për Shqipërinë para fundit të vitit
Ambasadorja Yuri Kim ka shprehur mbështetjen e SHBA-së për procesin e integrimit europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se negociatat duhet të nisin para fundit të vitit.
Përmes një postimi në Twitter, kryediplomatja amerikane në Shqipëri ka shprehur mbështetje dhe për nismën “Ballkani i Hapur” e cila sipas saj, duhet të përfshijë të 6 shtetet e këtij rajoni.
“Angazhimi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor mbetet i fortë, duke përfshirë mbështetjen për hapjen e negociatave europiane për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përpara fundit të vitit 2021. SHBA gjithashtu mbështet Open Balkans (i cili duhet të jetë i hapur për të 6 BP) dhe nisma të tjera që promovojnë integrimin rajonal Shikoni dëshminë e DAS Escobar👇”, shkruan ambasadorja amerikane.