Ambasadorja amerikane Yuri Kim mbështet zgjatjen e Komisionit hetimor për inceneratorët
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, mbështet zgjatjen e afatit të Komisionit hetimor Parlamentar për incineratorët. Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja amerikane Yuri Kim nënvizon se forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta ndaj korrupsionit janë prioritetet e SHBA-së në Shqipëri.
”Forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta ndaj korrupsionit janë prioritetet e SHBA në Shqipëri. Ne mirëpresim vijimin e komisionit parlamentar për inceneratorët. Ne u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve dhe institucioneve përkatëse të shqyrtojnë dhe ndërmarrin veprimet e duhura. Ne do ta ndjekim këtë nga afër”,-shkruan Kim në Twitter.
Këshilli i Rregullores miratoi shtyrjen e Komisionit hetimor deri më 24 shkurt 2022. Por duket se SPAK, mund të kryejë arrestime VIP, nëse e vazhdon hetimin deri në fund.
Strengthening democratic institutions & fighting
corruption are US priorities in Albania. We welcome the extension of the parliament commission on incinerators. We urge all relevant authorities & institutions to examine & take appropriate action. We will be watching this closely.— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) February 4, 2022