Ambasadorja Yuri Kim bën shëtitje me deputetet demokrate, Grida Duma dhe Jorida Tabaku

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, zonja Yuri Kim ka dalë kastile pranë deputeteve demokrate, Grida Duma dhe Jorida Tabaku në ecjen për sensibilizimin kundër kancerit të gjirit.

Muaji tetor në të gjithë botën është Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje.

Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm i grave në mbarë botën, si në vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim. Kjo rritje në vitet e fundit është për shkak të rritjes së jetëgjatësisë, rritjes së urbanizimit dhe mënyrave jo të shëndetshme të jetesës.

Por foto e postuar e ambasadores me dy deputetet pranë Lulzim Bashës është sinjal diplomatik se ata mbështesin çdo politikan që nuk ikën nga kreu aktual i PD-së. Së fundmi Tabaku dha sinjale se do të ishte me ish-liderin demokrat Berisha.

Fotografia e sotme tregon se ajo nuk mund të ik kollaj nga Lulzim Basha. Ky mbetet mesazhi i fotos së sotme!

SHKARKO APP