Ambasadorja Yuri Kim me përfaqësues të shoqërisë civile: Udhëheqësit të sigurojnë lista të pastra për zgjedhjet e 25 prillit

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, u ka bërë sërish thirrje partive politike që të distancohen nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit dhe të sigurojnë lista të pastra për zgjedhjet e 25 prillit.

Këtë deklarata, ambasadorja Kim i ka përsëritur teksa  ka zhvilluar një diskutim me përfaqësues të shoqërisë civile, me të cilët ka folur për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në një mesazh në “facebook”, ambasada amerikane thekson se amabsadorja Kim ka rënë dakord me përfaqësuesit e shoqërisë civile që udhëheqësit e partive duhet të angazhohen për të verifikuar kandidatët e tyre dhe për të siguruar lista të pastra.

“Ambasadorja Kim pati një diskutim të mirë me përfaqësuesit e shoqërisë civile në lidhje me shqetësimet dhe idetë e tyre për të siguruar llogaridhënie në qeveri dhe transparencë përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Ata ranë dakord që udhëheqësit e partive duhet të angazhohen për të verifikuar kandidatët e tyre dhe për të siguruar lista të pastra. Ajo falënderoi shoqërinë civile në Shqipëri për kontributin e saj për demokracinë dhe për mbajtjen e llogaridhënies ndaj qeverisë. Ambasadorja tha se ashtu si në Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të Europës, edhe Shqipëria përfiton nga një shoqëri civile aktive”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

SHKARKO APP