Ambasadorja Yuri Kim: Po vjen “Java e Amerikës”. Kemi festë
Në 100-vjetorin e marrëdhënieve mes shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Ambasada amerikane në Tiranë njofton se 100-vjetori i marrëdhëneve të SHBA-së dhe Shqipërisë do të shoqërohet me një sërë aktivitetesh festive.
Javën e ardhshme do të jetë “Java e Amerikës” dhe ambasadorja Yuri Kim, përmes një videoje i fton të gjithë shqiptarët ti bashkohen festës njëjavore që do të zhvillohet në Tiranë ku do të ketë muzikë, ushqim dhe argëtim amerikan. Të gjitha aktivitetet do të jenë të hapura për të gjithë dhe pa pagesë.
Grupi i famshmën ‘Touch n’Go” do të vijë nga SHBA-ja për të performuar në vendin tonë ku të enjten do të keë concert në sheshin ‘Skënderbej’ ndërsa të shtunën në kështjellën e Rozafës në Shkodër. Ambasadorja Kim gjithashtu njoftoi se do të jepen edhe disa nga filmat më të fashëm amerikanë tek ‘Reja’ ndërsa do të jepen falas edhe ushqime amerikane te “Pazari i Ri”.
Are you ready for a celebration? #AmericaWeek is coming and @USAmbAlbania Yuri Kim and U.S. Embassy Tirana have an important announcement for you! pic.twitter.com/M9fqgmoO5C
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) May 14, 2022