Ambasadorja Yuri Kim: Shqipëria në rrugën e duhur që të udhëtojë në SHBA pa viza

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim thotë se Shqipëria është në rrugën e duhur që të hyjnë shqiptarët në SHBA pa viza. E ftuar në ”Real Story”, Kim pohoi se një gjë e tillë mund të ndodhë shumë shpejt.

”Varet nga çfarë ndodh në Shqipëri. Por mund të them këtë. Kur japim, kur vendosim të japim viza dhjetë-vjeçare, kuptimi është që jemi optimistë për dhjetë vitet e ardhshme.

Nuk bëj dot parashikim se kur saktësisht do të mund të udhëtojn shqiptarët pa viza fare, por mund të them se jemi në drejtimin e duhur. Një nga këta tregues është tregtia, biznesi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, tha Kim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?