Ambasadorja Yuri Kim takim me prokurorët tek SPAK-u

Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim po zhvillon takim me prokurorët e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar. Ambasadorja është duke zhvilluar një takim me prokurorët e SPAK, institucion i cili u ngrit vetëm një muaj më parë dhe synon goditjen e korrupsionit në nivele të larta të qeverisjes. Një ditë më parë ajo takoi Kryeprokurorin Olsian Çela, të cilit i dha të gjithë mbështetjen e duhur për të çuar pas hekurave shkelësit e ligjit.

SHKARKO APP