Ambasadorja Yuri Kim takon kreun e SPAK-ut, Arben Kraja. Cili pritet të arrestohet nga e djathta?

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, takon kreun e SPAK-ut, Arben Kraja. Mësohet se SPAK ka rritur dozën e punës për dosjen e Gerdecit dhe dosjen e privatizimit të fushave të klubit Partizani.

Një “peshk” i madh po bëhet gati për arrestim.

Në një reagim në Twitter, ambasadorja Kim shprehet se SHBA do të vijojë ta mbështesë fuqishëm punën e SPAK-ut dhe reformën në drejtësi.

Reagimi i plotë i Ambasadores Kim: 

U takova sot me kreun e SPAK, Arben Kraja, për të përgëzuar prokurorët dhe hetuesit që kanë prodhuar më shumë rezultate reale në emër të publikut shqiptar. Rekordet në rritje të hetimeve, ndjekjeve penale dhe konfiskimeve të pasurive, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.

SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi, duke përfshirë punën e SPAK-ut, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri. Kjo është e nevojshme për të përmbushur kushtet e Bashkimit Europian dhe kërkesat e qytetarëve për drejtësi.

Lajmi në përditësim…

SHKARKO APP