Ambasadorja Yuri Kim uron shqiptarët për Vitin e Ri, publikon videon me ngjarjet e rëndësishme
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka uruar të gjithë qytetarët shqiptarë me rastin e Vitit të Ri. Ambasada amerikane ka postuar në rrjetet sociale një videomesazh të diplomates.
Kim ka përmbledhur sfidat me të cilat është përballur Shqipëria gjatë vitit 2021, duke nisur nga reforma në drejtësi, tek krijimi i institucioneve, si dhe përballjen me pandeminë dhe tërmetin.
Në mesazhin e saj, Kim është shprehur se ngritja e SPAK dhe BKH ka dhënë rezultatet e para, teksa ka deklaruar se “Falë profesionalizmit dhe përkushtimit tuaj kemi filluar të shohim rezultate reale dhe pozitive në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë. Reforma në Drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por ajo po ecën përpara, duke ju sjellë më afër vendit që ju takon si anëtare e Bashkimit Evropian dhe më afër Shteteve të Bashkuara”.
“Të dashur miq, është e vështirë të besosh se vitit 2021 tashmë po i vjen fundi. Ishte padyshim një vit sfidash të jashtëzakonshme, ndërsa bota vazhdoi të përballej me pandeminë e COVID-19 dhe teksa Shqipëria vijoi rimëkëmbjen pas tërmetit të 2019-ës dhe u përball me përmbytjet dhe zjarreti e këtij viti. Pavarësisht këtyre dhe sfidave të tjera, Shtetete e Bashkuara dhe Shqipëria, jo vetëm festuan 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, por dhe bëmë përparim historic drejt forcimit të demokracisë. Me krenari ju mbështetëm teksa ecët përpara në zbatimin e reformës në drejtësi, Gjykata Kushtetuese, pas tre vitesh përgjumjeje, filloi të funksionojë në fillim të këtij viti, duke iu bashkuar elementëve të tjerë të drejtësisë shqiptare, përfshirë SPAK dhe BKH. Falë përkushtimit të tyre, kemi filluar të shohim rezultate reale dhe pozitive në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë.
Reforma në drejtësi nuk ka qenë e shpejtë apo e përsosur, por ajo ecën përpara duke sjellë më afër venditur që jutakon pranë Bashkimit Europian dhe SHBA0-së. Qytetarët gjatë këtij viti ushtruan të drejtën demoikratike për të votuar. Pas zgjedhjeve, OSBE-ODIHR hartoi një raport ku vuri në dukje mangësi dhe parregullsi, dhe ne mirëpresim që tju mbështesim në përpjekjet për tu përgjigjur rekonabduineve të ODIHR. Në emër të Ambasadës së SHBA, ju falenderojmë për vitin e mrekullueshëm që lamë pas së bashku dhe ju dërgojmë urimet më të mira për vitin që po vjen! Gëzuar Vitin e Ri”, thekson ambasadorja Kim në video-mesazhin e saj.