Ambasadorja Yuri Kim zbardh takimin me kryeparlamentaren Lindita Nikolla
Paraditen e sotme, Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim takoi kryetaren e Parlamentit Lindita Nikolla në Kryesinë e Kuvendit.
Përmes një postimi në Twitter, Kim ka zbardhur detaje nga ky takim dhe shkruan se sot parlamenti ka një pamje tjetër edhe me opozitën të pranishme, ndërsa shton se thelbësore për demokracinë është bashkëpunimi dhe debati civil.
“Kënaqësi për uroja zonjën Lindita Nikolla për detyrën e re si kryetare. Është mirë kur e shohim Parlamentin me forcë të plotë, me opozitën të pranishme dhe duke folur hapur. Respektimi i diversitetit të pikëpamjeve, debati civil dhe bashkëpunimi aty ku është e mundur janë thelbësore për demokracinë dhe llogaridhënien para votuesve”, shkruan Kim.

KOHA JONË SONDAZH

