Ambasadorja Yuri Kim zbarkon në Vlorë: Kontribuoni për një demokraci më të fortë

Në Vlorë ka shkuar edhe Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Sipas njoftimit nga ambasada, thuhet se Kim u takua me një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile, kjo për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi zgjedhjet e ardhshme.

Grupi diskutoi mbi integritetin e kandidatëve, edukimin e votuesve, çështjet e barazisë gjinore dhe rëndësinë e monitorimit të zgjedhjeve.

Ambasadorja Yuri Kim theksoi rolin që shoqëria civile duhet të luajë në zgjedhjet e ardhshme duke nxitur të gjithë qytetarët të votojnë, veçanërisht të rinjtë, duke informuar votuesit për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, si edhe duke kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe demokraci më të fortë në Shqipëri”.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?