”Amerika nuk fal as presidentët e saj”, Rama: Opozita përgjigjen do ta marrë më 14 maj

Kryenministri Edi Rama teksa flet për mospërfshirje në çështjen e “McGonigal”, thotë edhe se nuk do të ndihej i surprizuar nëse drejtësia shqiptare do hulumtonte mbi këtë situatë.

Megjithatë, për akuzat e opozitës, kryeministri Edi Rama tha se do të marrin përgjigje e duhur në zgjedhjet lokale të 14 majit.

”Kam arritur në një pikë që nuk surprizohem nga asgjë, këtu nuk ka asnjë çështje se po të kishte do e hapnin ata që nuk falin as presidentët e tyre. Më 14 maj kjo do jetë një kosto e shtuar për ata që po përpiqen të ma faturojnë mua. Nuk ka asnjë aktakuzë në qeverinë amerikane që është e lidhur me mua”,-tha Rama.

SHKARKO APP