Amnistia fiskale dhe kanabisi medicinal, Gjiknuri flet për dy nismat e PS

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri gjatë një interviste në A2CNN komentoi dhe dy nismat e PS, që kanë të bëjnë me amnistinë fiskale dhe kanabisin medicinal.

Gjiknuri deklaroi se kërkesa për amnistinë fiskale është një shqetësim i hershëm i emigrantëve që kanë mbledhur kursime. Ai sqaroi se kanabisi ilegal nuk duhet ngatërruar me atë medicinal, ndërsa solli shembuj të vendeve fqinje që kanë zgjedhur modele të zhvillimit të këtij sektori.

Z. Gjiknuri kur flasim për debate me opozitën, disa çështja të cilat kanë hasur kanë pasur debat. Janë dy nisma të mazhorancës të cilat i thatë që do I sillnit në parlament, që s’kanë ardhur. Kanë të bëjnë me amnistinë fiskale dhe legalizimin e kanabisit. Është tërhequr mazhoranca nga këto dy nisma?

Këtu ka një debat në lidhje me to dhe paragjykohen si nisma. Unë them dhe media mund të ketë një rol shumë më të saktë. Unë kam pasur raste të takoj shumë bashkëkombas tanë qoftë në Britaninë e Madhe, qoftë në Greqi apo në vende të tjera, ku e kanë ngritur shqetësimin e nevojës të pasjes së një legjislacioni më lehtësues përsa i përket parave të tyre të kursyera pasi shpesh hasin në problematika nga autoritetet shqiptare, autoritete financiare dhe ato të drejtësisë. Pra, kjo është një gjë që dhe ju vetë mund ta bëni shumë mirë. Mund të shkoni dhe të pyesni emigrantët tanë se çfarë mendojnë dhe si e shohin këtë temë. Mendoj që qeveria ka pritur, është duke diskutuar me institucionet ndërkombëtare financiare dhe mekanizma të tjerë të Bashkimit Europian për të gjetur një zgjidhje më të pranueshme dhe mendoj se kjo është qasja e duhur. Edhe përsa i përket ligjit për kultivimin e kanabisit medicinal që në fund të fundit është një produkt farmaceutik, është një ekonomi me një biznes 400 miliard dollar në nivel botëror dhe mendoj që dhe këtu mediat duhet të bëjnë një punë më gërmuese. Të mos e paragjykojnë kanabisin ilegal me kultivimin e kanabisit mjekësor pasi mjafton të shkosh dhe në vende fqinje, qoftë në Greqi, qoftë në Maqedoni, që të kesh mundësi të shikosh se si funksionon ky proces. Diku ka funksionuar më mirë, diku më keq, por ka eksperienca. Unë vet përshembull jam bërë kureshtar dhe kam vajtur, kam patur mundësinë në vende të ndryshme ta shikoj si funksionon një zinxhir i tillë prodhimi dhe nëse është e rregulluar sipas standardeve, funksionon shumë mirë dhe nuk cenohet as rendi e siguria publike. Përkundrazi është një biznes apo një aktivitet ekonomik i shtuar që do të ndikojë në ekonominë shqiptare. Aksesi është shumë i gjerë, mjafton dhe ju të interesoheni. Siç thashë, personalisht apo shumë kolegë të tjerë kemi pasur raste dhe I kemi parë në vende të caktuara qoftë në Maqedoninë e Veriut, qoftë në Greqi, qoftë në Izrael siç kam pasur rastin, kam parë që funksionon krejt normalisht dhe është një aktivitet mëse normal ekonomik. Përkundrazi sjell të ardhura të larta për ekonominë shqiptare.

Kjo do të thotë që do t’i sillni brenda këtij sesioni parlamentar?

Unë mendoj që është një gjë që i duhet Shqipërisë. Le të merren standardet më të mira dhe le të zhvishet debati nga ngarkesa negative duke e ngatërruar atë çka është ilegale me atë legale. Gjithçka mund ti japësh dhe qëllim legal dhe qëllim ilegal. E rëndësishme është që të marrim standardet më të mira dhe unë them që mazhoranca duhet të ecë në këtë drejtim gjithmonë duke ndërmarrë standardet më të mira.

SHKARKO APP