Amnistia fiskale emergjencë kombëtare. Shqipëri-Kosovë të krijojnë një Bankë Nacionale
Nga Kreshnik Spahiu
Amnistia fiskale është emergjencë kombëtare sepse:
– dyfishon qarkullimin bankar.
– dyfishon investimet në vend.
– dyfishon konsumin.
– formalizon të ardhurat e 1 milion emigrantve që punojnë pa leje qëndrimi në BE dhe SHBA e ku nuk u lejohet llogari bankare jashte.
– i mundëson 1 milion emigrantve që paguhen në KESH, të hapin llogari në Shqipëri.
– mbledh 20% – 40% të parave të diasporës.
– forcon biznesin vendas.
– paraja e groposur apo e fshehur ne dyshek nga biznesmenet ne Shqiperi do taksohet dhe formalizohet.
– buxheti i shtetit do rritet.
– tërheq paratë e biznesmenve dhe oligarkëve shqqiptarë nga bankat e huaja në bankat e Shqipërisë.
– zhbllokon krizën e sektorit të ndërtimit.
– diferencon paratë informale, nga paratë e krimit.
– zhvleftëson pastrimin e parave të pista.
– rrit konkurencën dhe hap tregun.
Në çdo vend të botës, populli kërkon Amnisti Fiskale, por shteti heziton, ndërsa në Shqipëri ndodh e kundërta. Njerzit hezitojnë.
Izolimi dhe padituria një problem serioz për shoqërinë. Shqipëria e ka emergjencë kombëtare amnistinë fiskale, përpara se të hapen negociat në BE, e cila do e pengojë shtetin ta realizojë këtë hap pro interesit kombëtar.
Shqipëria ka më shumë banka greke se shqiptare. Bankat e huaja mbledhin paranë e shqiptarëve. Koha që 10 milion shqiptar të kenë: ALBANIAN NATIONAL BANK